Femrat mund të shpenzojnë pa fund para për locione apo kremëra që shpresojnë të kthejnë kohën pas, por sekreti i rinisë mund të jetë tek ajo çfarë konsumoni në vaktin e drekës.

Sipas dermatologëve, ajo që ju hani në drekë mund të ketë një ndikim të madh në lëkurën tuaj. Zgjedhjet e gabuara mund të shkaktojnë rudha, akne madje dhe ekzema.

Ekspertët më të mirë të industrisë së bukurisë tregojnë se çfarë ushqimesh duhet të shmangni në vaktin e drekës nëse doni një pamje rinore. Të jeni të sigurtë se sanduiçët, sallata kuskus apo dhe kosi janë të gjitha jashtë menusë.

Sanduiçi, kuskusi dhe bollguri
Dr. Yannis Alexandrides thotë se nuk duhet të konsumoni sanduiç dhe bukën në përgjithësi. Kjo për faktin se gluteni është mjaft i dëmshëm për fytyrën. Për ekspertin është një proteinë e glutenit që shkakton “sindromën e gushës së varur”. “Ajo do ju shkaktojë një fytyrë të fryrë, dhe një skuqje të saj, si dhe errësim të pigmentit rreth mjekrës”, thotë Yannis.

Sipas tij, këto ushqime mund të zëvendësohen me oriz lulakre, apo perimet.

Kosi
Kosi mund të duket si një alternativë e shëndetshme ndaj një cope çokollate, por Dr. Lancer që ka punuar me Kardashians beson se kosi është një nga opsionet më të këqija në këtë vakt. Kjo për faktin se bulmeti, si qumështi ka tendencën të rrisë prodhimin e yndyrnave në trup.

“Kur niveli i sheqerit në gjak dhe insulina rritet, ne përjetojmë një rritje serioze të kimikateve inflamatore në nivelin qelizor. Kjo shkakton sëmundje inflamatore si aknet dhe mund të përkeqësohet”, thotë dr. Nicholas Perricone.

Bananet
Nataliya Robinson, një eksperte specialiste e lëkurës, thotë se duhet të shmangim dhe karbohidratet e thjeshta, si banania.

“Do të këshilloja të shtonim ushqime me bazë proteinat për menunë e drekës. Lëkura jonë ka nevojë për aminoacide si bazë ditore për të mbajtu të shëndosha indet lidhëse, prandaj mundohuni të shmangni karbohidratet e thjeshta si buka, banania dhe kosi”, thotë Nataliya.

Ajo shpjegon më tej se kur konsumojmë karbohidrate, sistemi tretës prishet dhe tret vetëm sheqernat, të cilat hyjnë në gjak. Molekulat e sheqerit më pas i ngjiten proteinave në lëkurë dhe rezultati është një dobësim i lëkurës, në inde më pak të shëndosha dhe një plakje të parakohshme.

“Mundohuni të shtoni proteina në vaktet tuaja. Nëse hani banane, përpiquni t’i shoqëroni me arra për të kompensuar karbohidratet e thjeshta me ushqime me bazë proteinat, për të shmangur shtimin e insulinës në gjak”, këshillon ekspertja.

Digitalb Qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here