SHARE

E kemi kërkuar kaq shumë një bashkëpunim të artisteve ndërkombëtare me origjinë shqiptare sa s’ka dhe… më në fund erdhi! Dëshirë e shqiptarëve do te realizohet janarin e 2018-ës.

Lajmin e ka dhënë në një intervistë, Rita Ora, dhe menjëherë ka marrë dhenë. E pyetur se cili do të ishte një bashkëpunim i ardhshëm në albumin e saj të ri, ajo është shprehur

“Kam disa bashkëpunime në vijim. Bashkëpunime ku unë do të jem pjesë, por edhe unë në albumin tim kam disa bashkëpunime shumë të mira. E kam shprehur se jam shumë mikesh me Charli XCX, Bebe Rexhën e shumë të tjerë, ndaj doja të bëja një hymn vajzash. Kënga quhet ‘Girls’ dhe do të jetë pjesë e albumit.’

Vetëm dy ditë më parë lajmin e ka konfirmuar edhe artistja tjetër me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila jo vetëm e ka bërë shpërndarë në Twitter, por ka ngritur një pyetje që ka tëbuar të gjithë…

“Dhe ndoshta dikush tjetër?”, ka shkruar Bebe duke nënkuptuar se një tjetër këngëtare mund ti bashkohet këtij bashkëpunimi… Po cila mund të jetë ajo e katërta? Mos ndoshta Dua Lipa apo do të bëhej “too much”? Gjithsesi në një koncert të BBC, Rita e ka kënduar këngën e saj ‘Girls’ dhe duket se do të ketë goxha sukses! (kënga më poshtë)

 

Advertisement

Leave a Reply