SHARE

Ditëlindja e fotografit, Endrit Mërtiri dje ishte tema kryesore e mediave online…

Më shumë se sa festimi i ditëlindjes së tij, u përfol mungesa e një mikeshe të vjetër të fotografit, Aurela Hoxha. Madje ajo as nuk e uroi publikisht.

Kaq mjaftoi që të gjithë të mendonin se Aurela Hoxha dhe Endrit Mertiri e kishin prishur marrëdhënien. Për këtë arsye ka qenë vetë fotografi ai që ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa ka qenë i ftuar në “Wake Up” në Top Channel.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri.  Janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien,s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë” -u shpreh ai duke i lënë sërish në dyshim të gjithë për të vërtetën e marrëdhënies së tij me modelen.

Advertisement

Leave a Reply