Grupi i tetë femrave të akuzuara për prostitucion online ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Dafina Tresa, administratore e studios “Chat Line”,, e akuzuar për përshtatjen e ambienteve për prostitucion dhe rekrutimin e vajzave, deklaroi në sallën e gjyqit se: “Nuk e dija se kjo përbënte vepër penale. Vajzat e bënin çdo gjë me dëshirën e tyre.”

Advertisement

Në përfundim të seancës, asaj iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Arrestimet 

– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

– 16 lodra plastike të seksit

– 9 njësi kompjuteri.

– 9 ekrane kompjuteri.

– 9 kamera për komunikim video online.

– 2 lap-top.

– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzim të Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale “Shfrytëzim i Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.