Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka  zgjedhur sot  ish-rivalin  presidencial, Ben Carson si drejtues i Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

“Ben Carson ka një mendje të shkëlqyer dhe është i apasionuar pas forcimit të komuniteteve dhe familjeve”, tha Trump në një deklaratë.

Advertisement

“Ben ndan optimizmin tim për të ardhmen e vendit tonë dhe është pjesë në grancinë që kjo është një presidencë që përfaqëson të gjithë amerikanët. Ai është një konkurrent i ashpër dhe kurrë nuk heq dorë”, vazhdoi më tej presidenti i zgjedhur.

Një neurokirurg në pension, i cili është një pionier në ndarjen e binjakëve të bashkuar, Carson është rritur në varfëri në Michigan.

Carson, 65 vjeç, afrikanoamerikan u bë i njohur në vitin 2013, pasi kritikoi reformat e kujdesit shëndetësor të presidentit aktual,  Barack Obama.

Ai ishte një nga kandidatët, të cilët konkuruan për t’u bërë kandidati republikan për president, por ai humbi garën në mars pas rezultateve zhgënjyese.