Trendet e pranverës së ardhshme

    Pasi ndjekim me qindra sfilata që prezantojnë koleksionet dhe trendet e reja të sezonit të ardhshëm, të gjitha ne përpiqemi që t’i përvetësojmë ato.
    Tashmë që sfilatat kanë përfunduar mund të bëjmë një analizë të tetë trendeve që mbizotëruan Javët e Modës nga Nju Jorku në Paris dhe që me siguri do të jenë në qëndër të vëmëndjes në Pranverën e ardhshme.
    Më poshtë do të zbuloni se mund të risillni në përdorim edhe veshjet tuaja më të vjetra, por do të zbuloni gjithashtu ngjyra dhe stile të reja për të përvetësuar.

    giambattista-valli-spring-2017Stili Romantik
    Flutura, mëngë me volum dhe detaje të marra nga era Viktoriane do të sjellin fustanet e stilit romantik të cilave mund t’u jepni edhe një prekje pak më dramatike.

    Advertisement

    vacation-prints-altuzarra-spring-2017Printimet
    Printimet e pranverës do të jenë me ngjyra të ndezura, të përziera, tamam për pushime. Motivet tropikale do të gjenden kudo duke ju dhënë ndjesinë e pushimeve edhe nëse jeni në punë.

    track-happy-versace-spring-2017Sportiviteti
    Pranverë do të jetë e “fiksuar” pas sportivitetit duke sjellë një version ndryshe të tutave tuaja të preferuara. Nëpërmjet kombinimeve mund t’i jepni një pamje për përditshmëri ose mund të zgjidhni t’i vishni edhe për në palestër.

    overexposed-31-phillip-lim-spring-2017Ekspozimi
    Ekspozimi do të jetë në qëndër të stinës së ardhshme me bluza që më tepër mund të quhen sutjena duke nxjerrë në pah shumë nga trupi. Nëse nuk jeni dakort me këtë stil mund t’i përshtateni më shumë duke përdorur copa transparente.

    earn-your-stripes-monse-spring-2017Vijat
    Vijat mbeten një tren i përhershëm por që gjithnjë marrin një pamje të re. Për Pranverën 2017 ato do t’i shohim asimetrike, me copa transparente. Nëse dëshironi një look më serioz atëherë zgjidhni versionin e kostumeve.

    wardrobe-renegade-monse-spring-2017Veshjet e crregullta
    Rregullat janë bërë për tu thyer. Stilistët po fillojnë të thyejnë rregullat edhe në veshje duke sjellë shtresa të ndryshme, prerje asimetrike dhe cdo gjë të crregullt.

    80s-glam-gucci-spring-2017Vitet ’80
    Mëngë të fryra, shumë shkëlqim dhe veshje të ngushta. Të gjitha këto tregojnë rikthimin e modës së viteve ’80.

    punctuated-in-pink-delpozo-spring-2017Nuancat rozë
    Nuancat e rozës për Pranverën 2017 nuk do të jenë vetëm të buta. Kjo ngjyrë do të pushtojë dollapet tuaja edhe me shkëlqim, guxim dhe të gjitha nuancat deri në lejla.