Trajneri holandez, Louis van Gaal, ka bere te ditur se eshte terhequr nga futbolli profesionist per “aresye familjare” pas me shume se 30 vjet karriere si teknik, shkruante te marten nje gazete holandeze.

“Nuk e besoj se do te rikthehem ne rolin e trajnerit”, deklaroi trajneri per gazeten me tirazh te larte “De Telegraaf”, qe saktesonte se ai “i ka dhene fund karrieres se tij”.

Advertisement

Qe nga shkarkimi nga drejtimi i Manchester United vitin e kaluar, ai ka patur oferta te shumta, deri edhe ne nje kontrate prej tre vjetesh ne shumen e 50 milione euro, pikerisht nga Kina, shkruante gazeta.

Van Gaal theksoi se “Shume gjera kane ndodhur ne familjen time dhe mendoj se ka ardhur koha qe t’i bej balle”.

Ish-mesfushori, tashme 65 vjec, pesoi nje drame familjare pas vdekejs se gruas dhe nje prej femijve, theksonte De Telegraaf.

“Une doja qe te terhiqesha pas Kupes se botes” ne Brazil ne 2014, ku Holanda qe une drejtoja zuri vendin e trete pas Gjermanise dhe Argjentines, theksoi ai.