Aktori Tom Hardy ka vendosur të lexojë përralla për fëmijët para se të flenë, në “CBeebies”, këtë prag fundviti.

Babai i dy fëmijëve, i njohur për rolet e tij si “djalë i keq”, do të shfaqet ndryshe për fëmijët me rolin e ri, duke lexuar historinë e “You Must Bring a Hat” nga Simon Philip dhe Kate Hindley.

Advertisement

Historia që Hardy do të rrëfejë është e përshtatshme për fëmijët mbi 2 vjeç dhe tregon për një djalë të vogël, i cili është duke shkuar në një festë.

Hardy, i cili gjatë xhirimeve ka marrë me vete edhe qenin e tij Woodstock, do të shfaqet në të tjera histori të ngjashme në vitin 2017.

Bëjmë me dije se britaniku nuk është i pari personazh i famshëm që merr përsipër këtë rol, pasi para tij ka qenë edhe aktori Damian Lewis, astronauti Tim Peake etj., të cilët kanë lexuar histori për fëmijët e vegjël.