Tërmetet në Itali, 37 viktima, vijojnë kërkimet në rrënoja

Tërmeti i fortë që ka goditur Italinë qëndrore ka shkaktuar të paktën 37 viktima: 11 në Lazio, 6 në Accumoli, 5 në Amatrice, dhe 11 në zonën e Marche në Pescara.
Sinjalizime të shumta tregojnë për qytetarë të bllokuar nën rrënoja ndërkohë që pritet që bilanci i viktimave të rritet.
Italia u godit nga tre tërmete të forta, i pari në orën 3:36 me magnitudë 6 ballë, ndërsa goditja e dytë dhe e tretë janë regjistruar në 4:32 dhe 4:33.
Por deri në orën 6:40 të mëngjesit janë shënuar mbi 50 lëkundje me magnitudë më të lartë se 2 ballë, pesë prej të cilave më të forta se 4 ballë.

Advertisement