Ekspertët e modës kanë vendosur që vjeshtën e 2017-ës ta veshin me të verdhë, mustardë.

Nuanca e ngrohtë e mustardës është vërtetë një nga ngjyrat e duhura për këtë stinë dhe zbret tek veshjet dhe aksesorët duke i dhënë pamjes një ngjyrë të rafinuar.
Veshjet mustardë kombinohen mjaft bukur me lejlanë apo blunë për një lojë kontrasti ngjyrash, ose e qëndisur me tonalitete bazë të grisë dhe kafes.

Advertisement

Që nga këmisha tek pantallonat, pallto dhe pardesy, për të kaluar më pas tek këpucët çanta etj. Shihni galerinë për të parë tendencat.