Me të atin u shfaq në ekran në një film plot aksion e fantazi, ndërsa me të birin rikthehet më “njerëzore” dhe shkëmben me të puthje pasionante nga sheshxhirimi. Will Smith ndoshta mund të mos i pëlqejë imazhet e shkrepura nga xhirimet e filmit “Life in a year”, ku protagonist është i biri i tij, Jaden Smith dhe modelja e shndërruar në aktore të suksesshme, Cara Delevingne. Me Will Smith, Cara bashkëpunoi në filmin “Suicide Squad”, ku luan rolin e një magjistareje të fuqishme.

Advertisement