Klipi i këngës “End Game” ka mbërritur!

Siç e dimë “End Game” është singëlli i shkëputur nga albumi i saj i ri “Reputation” dhe vazhdimi i “Ready fot It”.

Advertisement

Klipi me regji të Joseph Kahn (regjisori i preferuar i Tay) është xhiruar në Majami, Tokio dhe Londër. Sigurisht, si çdo klip tjetër i Swift, edhe ky është një nga ata me buxhet të lartë.

Mos harrojmë pa përmendur që kënga është në bashkëpunim me dy miqtë e saj të ngushtë, Future dhe Ed Sheeran. Duhet thënë se pritej që edhe Katy Perry të ishte pjesë e videos, si për t’i dhënë fund armiqësisë së tyre. Hidhini një sy videos më poshtë dhe vini re me kujdes nëse e dalloni dot…