Swift-Hiddleston drejt një destinacioni tjetër

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston e kanë çuar lidhjen e tyre drejt një destinacioni tjetër. Brenda dy javësh çifti ka vizituar disa vende: ishullin Rhode, ku u zbulua lidhja e tyre, Nashville, Anglinë dhe së fundi Italinë. Sipas “The Cut”, Swift dhe Hiddleston tashmë janë në Romë. Të hënën këngëtarja dhe i dashuri i saj aktor  kanë vizituar koloseun në kryeqytetin italian. Çifti është fotografuar teksa darkonte në një restorant dhe kamerës së aparatit nuk i ka shpëtuar dot buzëqeshja dhe lumturia e Taylor-it.

Advertisement