“Gjysmë Maratona e Tiranës” erdhi për herë të parë vitin e kaluar , për tu krijuar një traditë sportive në kryeqytetin tonë.

Pas një suksesi të padiskutueshëm vitin që lam pas, “Gjysmë Maratona e Tiranës” do të rikthehet sërish këtë vit. Sipari i këtij aktiviteti të veçantë është hapur sot (14 tetor) nga nxënësit e shkollave të Tiranës, pjesë e kategorisë “Fun Run”. Ata vrapuan përmes rrugëve të kryeqytetit objektivin “Edukimi i brezave përmes sportit”.  Drejtoresha e promovimit të qytetit, Julinda Dhamo, ka publikuar një video në Instagram ku duken mijëra fëmijë që i janë bashkangjitur garës së sotme “Fun Run”.

Advertisement

FunRun

A post shared by Julinda Dhame (@julia.dhame) on

Një kategori tjetër e veçantë e kësaj maratone është “We too”, e cila përfshin njerzit me aftësi ndryshe. Qëllimi i kësaj katogorie është më shumë motivimi i këtyre personave, se sa kompeticinoni.

Dhe të fundit, por jo nga rëndësia janë dy kategoritë e Gjysmë Maratonës, ajo e            21 097,5 m dhe 10k. “Gjysmë Maratona e Tiranës” fillon nesër (15 tetor) në orën 08:00 nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pranë sheshit “Shën Tereza”, do vazhdojë në Blv. Bajram Curri, Blv. Zogu I, më pas kthehet në Rrugën e Kavajës, vazhdon te sheshi “Frederik Chopin” dhe përfundon sërish në sheshin “Shën Tereza”.

Dhe këtë vit pritet që pjesmarrja të jetë e madhe, ku pjesë e saj do të jenë dhe disa personazhe të njohur për publikun si kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Lorik Cana, Albana Osmani, Luiza Gega, Klodiana Shala, Anjeza Maja etj.

Sipas rezultateve paraprake të regjistrimeve, janë shtuar mbi 700 garues krahasuar me vitin e kaluar, ku morën pjesë rreth 1700 persona.

Më poshtë keni hartën e itinerarit që do të ndjekë “Gjysmë Maratona”, prandaj jini të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni këto rrugë të Tiranës.