“Sledgehammer” është kënga që ka publikuar Rihanna në muajin qershor. Fama e kësaj kënge ka qenë lidhur ngushtë me faktin se është kompozim i koleges së saj Sia. Ky projekt ka qenë i një niveli mjaft të kënqshëm dhe fansat e kanë pëlqyer.

Duket se edhe këngëtarja Soni Malaj e ka të preferuar këtë këngë ndaj ka vendosur t’i bëjë një ‘cover’ këngës “Sledgehammer”.  Vetë Soni e ka publikuar këtë në llogarinë e saj në Instagram duke treguar edhe arsyen se pse ka zgjedhur të japë pikërisht versionin e kësaj kënge.

Advertisement

“’Sledgehammer’ është kompozimi më i fundit i Sia për Rihannën. Një kompozim profesional, melodioz dhe shumë emocional që nuk munda t’i rezistoj pa i bashkangjitur dhe versionin tim, në formën e cover-it. Tashmë ky cover i kënduar nga unë gjendet edhe në Youtube” – ka shkruar Soni Malaj.

Ndërkohë ju mund të ndiqni versionin e Sonit dhe versionin origjinal në video-t bashkangjitur:

/Blitz.al/