Solange dhe Elvana… “Njësoj”?

Nuk është hera e parë në fakt që shohim veshje të shumë “Celebrities” ndërkombëtarë, të ngjasojnë me ato të disa prej artistëve tanë (kryesisht femra).

E njëjta gjë ka ndodhur sërisht me artisten Solange dhe Elvana Gjata.

Solange ka marrë pjesë në “The Webby Awards” ku edhe ka fituar çmimin “Artist Of The Year”. Ajo është shfaqur në skenë, me një veshje identike me atë të perdorur nga Elvana Gjata në një foto sesion me Sasha Samsonova, dhe postuar në Instagram gjatë muajit Prill.

Advertisement

Sigurisht, influencat prej designer te ndryshëm, ndikojnë rrjedhimisht në Show Biz dhe në veshjet qe celebrities përdorin në shfaqjet e tyre në publik, ndaj për një gjë jemi të sigurtë…

Nuk është hera e parë, e as ka për të qënë e fundit