SHARE

Të dënuar një vit më parë UEFA dhe para disa ditësh nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas dyshimeve për trukim ndeshjes, “ujqërit e dëborës” kanë bërë detyrën duke u kualifikuar për në fazën dytë kualifikuese të Europa League.

Tre janë ekipet shqiptare që marrin pjesë në fazën e parë kualifikuese në Europa League, por dy ekipet e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana u skualifikuan njëra me një rezultat më zhgënjyes se tjetra. Ndërkohë që i vetmi ekip që vijon më tej garën është Skënderbeu i Korçës.

I favorizuar edhe nga shorti, i cili e vuri përballë ekipit modest nga Andora, Sant Julia, Skënderbeu u kualifikua me rezultatin 6-0, 5 prej të cilëve i shënoi sonte në transfertë.

Pas fitores 1-0 me gol të Latifit para një jave në shtëpi, “Ujqërit e Dëborës” u treguan të pamëshirshëm duke fituar me goleadë në stadiumin “Estadi Comunal” të Andorës.

Siparin e golave e hapi Goran Vujovic ende pa u bërë 2 minuta lojë, ndërsa në të 38’ James ka dyfishuar rezultatin, me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Surpriza e vërtetë do të vinte pjesën e dytë, ose më saktë pas përfundimit të kohës së rregullt. Pas autogolit të shënuar nga Brito në të 79-tën, u duk se ndeshja do të përfundonte me shifrat 0-3, por Donjet Shkodra dhe Liridon Latifi shënuan dy gola të shpejtë në shtesë, duke e mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 0-5.

Advertisement

Leave a Reply