SHARE

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë. Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi mbrëmjen e djeshme, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.

Ish kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese. Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.

Si kundërpërgjigje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës. Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë (shihni videon prej minutes se 11-te).

 

Advertisement

Leave a Reply