Skandali, Kryetari i Gjykatës kërkon seks në këmbim të vendimit

Sistemi i Drejtësisë u trondit sërish mbrëmjen e sotme, pasi në emisionin investigativ “STOP”, u publikua regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.
Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë. Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori. Ishte pikërisht ky moment, kur në studion e “Opinion” prezantuesi Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër videoje, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

BISEDA:
Qytetarja – Ti e ke fajin.
Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë nanjë kafe.
Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?
Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Advertisement

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja – Si ma thua ti?
Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?
Gjyqtari – Ja të ikin këta.
Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojme icik kësaj?
Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja- Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the cështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja- Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi , më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari – Po.
Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?
Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troc, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.
Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja – Mua ndonjë copë?
Gjyqtari – Ee.C’pate ti?
Qytetarja –Më shqetësove.
Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja – Si iku ore?
Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se c’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt