Jo më larg se dje, artisti Blero fshiu këngën e re ‘Mbylli sytë’, një bashkëpunim i tij me një tjetër artiste, Albulena Ukajn. 

Por, habia më e madhe ishte kur Blero tentoi të jepte një arsye për veprimin duke u shprehur se ka qenë një kërkesë e fansave.

Advertisement

“Prej që ka dal klipi ja nisi me shkuar shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga  fansat dhe ka qenë kërkesa e tyre sepse nuk ju ka pëlqyer këngëtarja Albulena, pastaj mblodha ekipin tim dhe morra vendimin për ta larguar këngën”, është shprehur Blero për Prive.

Pas këtij veprimi ka qenë këngëtarja në duet, Albulena Ukaj, e cila nëpërmjet një statusi ka njoftuar fansat për këtë veprim, e i ka përmendur Bleros moralin dhe kushtet.

“Të nderuar fansa, ndëgjues të këngëve të mia,Ju bëj me dije se karrierën time e kam ndërtuar me mundësitë e mia, pa mbështetje të kushtëzuara, dhe gjithnjë duke e pasur parim moralin, respektin dhe lidhjen e ngushtë me familjen time të ndershme, e jo duke llogaritur në bashkpunime apo çfardo qoftë tjetër.?Unë mbes kjo që jam andaj dua që gjithçka që ka të bëjë me karrierën time ta ndaj me juve miqtë e mi.Nëse kërkoni emrin tim, dhe nuk paraqitet një këngë ta dini se i kam arsyet morale që nuk gjindet, por ç’rëndësi ka ajo kur makina e kërkimit ua paraqet të tjerat materiale ku ju mund ti ndëgjoni e shihni.Ju dua,A.U.”

Mbetet për tu parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe si do të reagojë Blero pas këtij statusi…