Nisi në prill zyrtarisht divorcin me Jennifer Garner, dhe tashmë raportohet se Ben Affleck ka gjetur dashurinë sërish me producentet e Saturday Night Live, Lindsay Shookus.

Mediat rozë thonë se aktori 45-vjeçar po takohet sërish me të, dhe E!News shkruan se janë parë së fundmi me Lindsay në Londër, ku kanë shijuar një sërë takimesh.

“Ata janë në fazat e para të lidhjes së tyre. Është më shumë se një flirt vere. Ata po kënaqen dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Është ende herët dhe ata po e marrin ngadalë”, ka thënë një burim për E!.

Ben dhe bashkëshortja e tij Jennifer Garner, paraqitën kërkesën për divorc tre muaj më parë, pasi deklaruar ndarjen e tyre në 2015, pas 11 vitesh martesë. Ata kanë një lidhje miqësore me njëri-tjetrin, teksa janë shfaqur së bashku me tre fëmijët e tyre, Violet, 11 vjeçe, Seraphina 8 vjeçe dhe Samueli 5 vjeç.

Gjithashtu ai ka qëndruar në shtëpi për të ndihmuar fëmijët të mësohen me rrethanat e reja, dhe gradualisht ka nisur zhvendosjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here