Shokon Fergie! Rrëfen për varësinë ndaj drogës dhe problemet e saj mendore

Ajo ka prodhuar një sërë hitesh gjatë kohës që ishte vokalistja kryesore e grupit “Black Eyed Peas”, si dhe gjatë gjithë karrierës së saj solo.

Por fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta për Fergie-n, 42-vjeçaren që ka vuajtur nga simptomat e psikozës dhe çmendurisë për shkak të varësisë së saj ndaj metamfetaminës, një lloj droge e njohur zakonisht si “crystal meth”.

Advertisement

Fergie krijoi varësi ndaj drogës, kur ishte pjesë e grupit të vajzave Wild Orchid, dhe vijoi edhe pasi ajo u largua nga grupi në vitin 2001.

Në një intervistë këngëtarja amerikane dha një pasqyrë të sinqertë të luftës së saj ndaj drogës dhe jetën pas ndarjes nga bashkëshorti Josh Duhamel.

Fergie – emri i vërtetë i së cilës është Stacey Ann Ferguson, dha detaje për efektet e këtij stimulanti të fortë:

Në pikën time më të ulët, unë vuaja nga psikoza dhe çmenduria e shkaktuar nga substanca. Kisha haluçinacione çdo ditë. U desh një vit, pasi hoqa dorë nga ajo drogë e veçantë, që të rehabilitohesha”.

Duke reflektuar mbi pasojat intensive të drogës, këngëtarja nga Kalifornia tha: ‘Qëndroja ulur dhe shikoja një bletë ose një lepur’.

Fergie njoftoi për ndarjen e saj nga burri Josh Duhamel pas një martese tetëvjeçare në shtator.

Duke folur për vështirësitë e punës dhe përpjekjeve të ndarjes, ajo u shpreh: ‘Unë sapo kam publikuar albumin tim të parë solo në 11 vjet dhe po e promovoj atë. Pra, me të vërtetë po ndodhin kaq shumë gjëra. Kjo është arsyeja pse ne donim të gjenim qëndrimin tonë në lidhje me ndarjen para se ta shpallnim atë publikisht: për t’u siguruar që e kemi vendosur bashkë, për fëmijën tonë”.