Margot Robbie, e famshme për interpretimin e bashkëshortes së Leonardo DiCaprios në filmin “The Wolf of Wall Street”, ka bërë një ndryshim rrënjësor… për keq. Aktorja australiane nuk njihej në sheshxhirimin e filmit “Mary Queen of Scots”. Me flokë të kuqe kaçurrela dhe me një ballë shumë të madh, 27-vjeçares i kishin shtuar edhe një lëkurë me puçrra për rolin e Elizabetës I.

Në film, skenat e të cilit po xhirohen në Londër, do të interpretojnë edhe aktorët David Tennant dhe Joe Alwyn.

Advertisement