Shitet kitara e Elvis Presley

Një kitarë që Elvis Presley e kishte marrë dhuratë nga babai i tij, është shitur për 334,000 dollarë në një ankand në Nju Jork. Presley ia kishte dhënë kitarën një adhuruesi të tij gjatë një koncerti në Karolinën e Veriut më 1975. Shtëpia e ankandeve “Julien’s” ka shitur po ashtu dorëshkrimin e John Lennonit, për këngën Being For The Benefit of Mr Kite, për 354,400 dollarë. Piano e parë e këngëtares Lady Gaga, e cila është vlerësuar në 100,000 dollarë, nuk ka arritur të gjejë blerës.

Advertisement