Lidhjet perfeke nuk janë shpesh ashtu siç ne i imagjinojmë.

Është e thjeshtë, nëse 2 veta duan të jenë bashkë, fundi i lumtur është i garantuar. Por gjithsesi, në jetën reale nuk ndodh gjithnjë kështu dhe ju e dini mirë.
Prandaj, më e mira është se para se të filloni t’i kërkoni llogari partnerit tuaj, diskutojeni me veten dhe reflektoni nëse ai është njeriu i duhur për ju. Dhe për t’ua bërë më të lehtë këtë proçes ja cilat janë disa nga shenjat që ju vijnë në ndihmë.

Advertisement

1 – Xhelozia nuk është dashuri
Dëgjojmë të thuhet se sa më shumë xhelozi të ketë në një lidhje aq më e fortë është dashuria. Por në të vërtetë nuk ndodh kështu. Xhelozia mund të jetë shkatërruese dhe duhet mbajtur nën kontroll. Ekzistojnë shumë gjëra të tjera që mund t’ju lidhin me partnerin, por xhelozia mund t’i shkatërrojë sa hap e mbyll sytë. Përveç faktit që s’ka të bëjë me dashurinë, xhelozia e tepruar flet shumë për varësinë që keni ju nga partneri.

2- Shfaq shpesh shenja indiference
Gjuha e trupit nuk gabon kurrë. Kur dikush na tërheq fizikisht, çdo gjest i juaj do ta vërtetojë këtë. Prekim flokët, skuqemi dhe herë herë na merret edhe goja. E kundërta, nëse gjuha e trupit shfaq shenja indiference, do të thotë se partneri juaj është më i ftohtë se ç’duhet të jetë. Kështu bëni mirë të mendoheni!

3-Distanca
Distanca është një nga disavantazhet më të rrezikshme në një lidhje dhe mund ta dëmtojë seriozisht atë. Pas muajsh të tërë larg njëri-tjetrit, imazhi për partnerin fillon dhe zbehet. Asgjë s’mund ta zëvendësojë praninë fizike të tij/saj. Por historia ka treguar dhe të kundërtën. Kur të dy bëjnë përpjekjet maksimale, kilometrat nuk mund t’i bëjnë asgjë.

4- Gjatë gjithë kohës vë në dyshim zgjedhjen tënde.
Është normale të kesh dyshime në fillim të lidhjes, apo të bëhesh nervoze kur mendon nëse është apo jo i duhuri për të bërë hapin e madh. Por nëse ka kaluar shumë kohë dhe ti ende nuk je plotësisht e bindur, është një shenjë që diçka nuk shkon.

5-Objektivat tuaja s’përputhen në asnjë pikë
“E kundërta tërheq.” E kemi dëgjuar me qindra herë këtë frazë, por gjatë rrugëtimit të jetës mund të pësojë deformime. Është shumë e rëndësishme që të dy të ndani të njëjtat prioritete dhe objektiva. Qëllimi i përbashkët është ai që mban 2 njerëz bashkë për një kohë të gjatë. Nëse ju s’bini dakord as për larjen e enëve, ndaloni dhe përpiquni të kuptoni çfarë po bëni.