Çdo aktore në Hollywood ka të njëjtin problem, diskriminimin. I shohim të vlerësohen me role të rëndësishme në filmat më të bukur të momentit, e njëkohësisht mendojmë se paguhen shumë. Por Scarlett Johansson për të disatën herë tregon se sa të veshtirë e ka një femër të përparojë në Hollywood.

Është e bukur, e re, e suksesshme, e sikur të mos mjaftonin këto, Scarlett Johansson është shpallur aktorja që ka sjell më shumë fitime të gjitha kohërave, por sipas saj kjo s’do të thotë se është më e paguara.

Advertisement

Në intervistën për Marie Claire, ajo pranon: ”Vetëm se jam aktorja që ka sjellë më shumë fitime ndonjëherë, nuk do të thotë se jam më e paguara nga të gjitha. Kam luftuar shumë për gjithçka që kam. Mund ta përkufizoj kinematografinë si një industri politike. Barazia, sidomos në Hollywood është një prej gjërave më të vështira për tu arritur. Ndjej se duhet të luftojmë akoma për të arritur atë që duam. Seksizmi është i vërtetë, e shoh edhe në eksperiencën time jashtë skenës, edhe me miket e mia të ngushta, ato diskriminohen vazhdimisht,” – ka përfunduar aktorja.