Scott Disick bën një gabim trashanik në Instagram

Scott Disick ka bërë një gabim të pafalshëm nga një komandë e thjeshtë copy+paste. Ai aksidentalisht ka postuar instruksionet që një kompani i ka dërguar për të postuar reklamën e tyre në profilin e tij.
32-vjecari ka postuar foton ku shfaqet me një tas të madh të pijes dietike Bootea ku shkruan: “Ja tek e ke, postoje në orën 4 dhe shkruaj si më poshtë: Po punoj për të arritur fizikun e duhur për verën, vetëm me Bootea.”
Disick e ka fshirë thuajse menjëherë shkrimin që shoqëronte foton, por fansat kanë qenë më të shpejtë, pasi i kanë bërë screenshots.
Disick shpesh herë poston foto me këtë produkt, cka tashmë kuptohet se qenka vetëm një inskenim për të shitur.

Advertisement