Scarlett Johansson, aktorja që ka fituar më shumë në historinë e kinematografisë

Scarlett Johansson është aktorja që ka fituar më shumë para nga rolet në filma. Ajo ka në arkën e saj më shumë para nga çdo aktore tjetër femër në historinë e kinematografisë. Aktorja 31-vjeçare ka në llogarinë e saj rreth 3.3 miliardë dollarë,  duke u renditur në dhjetëshen e aktorëve më të paguar. Deri tani listën e kryeson Harrison Ford i ndjekur nga Samuel L. Jackson, Morgan Freeman, Tom Hanks, Robert Downey Jr, Eddie Murphy, Tom Cruise, Michael Caine dhe Johnny Depp.  Scarlett është femra më e paguar në këtë profesion dhe ndiqet nga Cameron Diaz, e renditur e 19-a në listë, Helena Bonham Carter në vendin e 26-të, Cate Blanchett 29, Julia Roberts 30, Elizabeth Banks 31, Emma Watson 32 dhe Anne Hathaway 50.

Advertisement