Gjithçka nisi kur aktorja Sarah Jessica Parker postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me një koment në lidhje me takimet e shumë diskutuara mes administratës amerikane dhe ambasadorit rus në Uashington.

“Nuk mund të bëj tjetër veçse të pyes: këtë ambasadorin rus të gjithë e kanë takuar, përveç meje?”, shkruan aktorja dhe ai u përgjigj me të vërtetë: “Kur të doni…”

Fraza në të vërtetë është frymëzuar nga aktualiteti politik dhe takimet e shumëpërfolura mes administratës Trump dhe ambasadorit rus Sergey Kislyak. Por, postimi i Sarah Jessica Parker, pasi ka mbledhur rreth 140 mijë “like” dhe mijëra komente, nuk ka mbetur i kufizuar brenda Instagramit. Ai ka arritur deri në dhomat e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, aq sa Moska ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës së saj. Dhe e kanë bërë natyrisht nëpërmjet rrjeteve sociale, me të njëjtin stil të përdorur nga aktorja.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ministria ruse ka vendosur një foto të zëdhënëses Maria Zakharova, e ulur në kompjuter, teksa shkruan: “Sarah, nëse e dëshiron kaq shumë, mund të të ndihmojmë ta takosh ambasadorin. Gjithçka është e mundur dhe ambasadori do të ishte i lumtur”.

Ndaj, tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim një përgjigje nga aktorja dhe pse jo, takimin e mundshëm.

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here