Bashkëpunëtori muzikor i Will Smith, Dj Jazzy Jeff ka lënë të kuptohet se është duke punuar mbi një ribashkim të Fresh Prince of Bel Air, 20 vjet pasi sitkomi ikonik nuk po transmetohej më.

Katër muaj pasi aktori Alfonso Ribeiro, që ka luajtur rolin e Carter, postoi në Instagram një ribashkim të kastit, Jeff i tha The Sun: “Ka patur bisedime me njerëz për të bërë diçka. Mendoj se kjo do të jetë shumë mirë dhe të rikthehemi pas në kujtesë”

Jeff foli dhe për një ribashkim muzikor me Smith, të cilën do e performojë më 27 gusht. “Është një kohë e gjatë që pritet dhe unë për këtë po punoj”, thote Jeff.