Pasi mbylli me sukses sezonin e shkuar të emisionit “E Diell”, moderatori aq i dashur për publikun, Adi Krasta, i ka munguar shumë ekranit…

Por, mesa duket mungesës së tij i erdhi fundi, pasi ai vetë ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet me një tjetër projekt, që me shumë mundësi do të jetë një program i ri televiziv.

Advertisement

Në profilin e tij në Facebook, Adi ka postuar një intervistë që i ka bërë Elvira Dones gjatë emisonit që ka pasur në Agon Channel, “A Krasta Show”, dhe përbri ka shkruar: Në pritje të një projeti të ri të përbashkët, Elvira Dones për veten dhe letërsinë.

Moderatori nuk ka dhënë më tepër detaje rreth projektit të ri, por një gjë është e sigurt: Ky projekt do t’i dhurojë shumë kulturë letrare publikut!