​Rrjetet sociale kanë shpërthyer pas postimit të fundit të kostumit të Rihanës, ditën e hënë, gjatë festës në Barbados.

Këngëtarja 29-vjeçare, ka ngacmuar fansat duke postuar foto të pamjes së saj të re, me flokë ngjyrë turkuazi, gjatë fundjavës.
Ajo ka zbuluar detajet ditën e djeshme, ku dukej e veshur me një kostum të stolisur me gurë të çmuar, plot pupla ngjyrë jeshile dhe rozë.
Shumë nga fansat e saj kanë komentuar se ajo ka “bekuar” internetin me këto foto dhe mesa duket, kanë shumë të drejtë!


Një tjetër koment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është ai i Chris Brown lënë në postimin e këngëtares: “👀”

Foto e shkëputur nga Festivali i të Korrave në Barbados