Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, aktualisht është duke jetuar në SHBA së bashku me të dashurin e saj çek.

Mirëpo, vazhdimisht dalin thashetheme në mediat shqiptare se modelja është ndarë apo është në krizë me marrëdhënien e saj të dashurisë. Por Afërdita gjithnjë e ka mohuar këtë gjë. Fillimisht ajo e mohoi për emisionin “Thumb” se nuk ishte ndarë me të dashurin por teksa ka ende zëra që qarkullojnë ajo ka vendosur të shkruajë e revoltuar në Instastory: “Përfundimisht jeni të sëmurë! Më vjen keq për ju, që frustrimet tuaja i shfryni tek unë apo të tjerë si unë. Nuk jam rikthyer me njeri sepse nuk jam ndarë KURRË!” – ka përfunduar ajo.

Advertisement

Kjo ‘revoltë’ e modeles vjen pasi siç duket ajo është lodhur nga të gjitha thashethemet për një ndarje të mundshme

aferdita-dreshaj-reagim