Edhe pse albumi i tij i ri, “4 Your Eyez Only”, pritet të publikohet të premten, më 9 dhjetor, reperi J Cole ka publikuar dy klipet e tij për këngët “False Prophets” dhe “Everbody Dies”, të cilat nuk janë pjesë e këtij albumi.

Pamjet nga “Prophets”, të cilat shumë persona dhe analistë thonë se janë sulme të drejtpërdrejta ndaj reperëve të tjerë, ndër të cilët edhe Kanye West, fokusohen në mbajtjen e ritmit nga Cole teksa nget një autobus dhe bën “selfie” me fansat.

Advertisement

Ndërsa tek “Everybody Dies”, J Cole shfaqet i ulur në një kamion, i cili lëviz nëpër qytet.

“4 Your Eyez Only” është albumi i parë që reperi publikon pas 2 vitesh mungesë në muzikë dhe pritet të jetë një sukses i vërtetë.