SHARE

Nuk kaloi shumë nga ndeshja e Kombëtares dhe Lihtenshtajn, që kritikët e portalet të “shpërthenin” duke komentuar çdo minutë të ndeshjes.

Një nga momentet më të komentuara të ndeshjes ishte minuta e 78′, ku kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, shënoi golin në portën e kundërshtarit.

Ajo ç’ka na ra më shumë në sy për sa i përket kapitenit dhe golit të tij, ishte një shkrim i partneres së tij Rea Mamaqi me anë të një postimi në Instagram.

Ti nuk je kapiteni i faqeve te para te revistave, nuk je kapiteni i intervistave , i reklamave ose i fushatave.Por je ai “heroi i heshtur” sic te quajten ne France. Je ai qe lufton aq shume ne cdo beteje, pa u lodhur dhe pa kerkuar vemendje!Ti je kapiteni i veprave dhe jo i fjaleve! Mendoj se nuk je rastesisht aty ku je,ne krye te ekipit! ______ You are not the captain of the first page of every newspaper, you are not the captain of the interviews or even advertisements.But you are “the silent hero” as they called you in France!You are the one that fights hard in every battle, never getting tired and never seeking attention.You are the captain of actions and not words.Best belive,it is no coincidence that you are the head of the team. #Icouldntbemoreproudofyou @ansiagolli

A post shared by Rea Mamaqi (@nyc_rm) on

Kushdo që do ta lexonte këtë shkrim, do mendonte se ajo i referohet ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës kur thotë: “Ti nuk je kapiteni i faqeve të para të revistave, nuk je kapiteni i intervistave, i reklamave ose i fushatave,” sepse fundja të gjithë e dimë sa prezent ka qenë gjithnjë ish-kapiteni në media./radionrg.al/

Duhet thënë, se kështu menduam edhe ne, derisa pamë postimin e vet kapitenit në Instagram.

Në momentin e golit, përpos gëzimit të Ansi Agollit, shohim se i drejtohet kamerave me gishtin përpara gojës për të thënë “Mbylleni gojën tani“, dhe tregon me duart numrat 3 dhe 5, që praktikisht është mosha e tij. Ndërsa në sfond dëgjohet komentatori Shakohoxha: “Të gjithë në këmbë! Kritikët ta mbyllin gojën!” /radionrg.al/

Të jetë e gjithë historia e kopertinave, “heroit të heshtur” dhe talentit të tij përpos moshës, një revoltë kundër publicitetit e gazetarëve?

Në fund të ditës, e rëndësishme është që Kombëtarja solli fitoren në shtëpi.

Advertisement

Leave a Reply