Publikohet trailer-i i “Table 19”, komedia e re e Anna Kendrick

Në filmin e saj më të ri, “Table 19”, Anna Kendrick-un e shohim në rolin e shoqërueses së nuses që sapo e ka lënë i dashuri.
Fox Searchlight ka publikuar trailer-in e filmit ku luajnë edhe Lisa Kudrow, Stephen Merchant, Craig Robinson dhe June Squibb.
30-vjecarja luan rolin e Eloise, e cila paraqitet në dasëm edhe pse vetëm pak kohë më parë vëllai i nuses është ndarë nga ajo nëpërmjet një mesazhi sms.
Atë e ulin në tavolinën numër 19, së bashku me disa persona të tjerë që pasi kuptojnë se nuk janë të dëshiruar, vendosin t’i ndryshojnë gjërat.
Në përshkrimin zyrtar të filmit thuhet: “Ndërkohë që sekretet e të gjithëve zbulohen, Eloise mëson disa gjëra për tavolinën 19. Miqësitë, dhe pak romancë, mund të vijnë nën rrethanat më të papërshtatshme”.

Advertisement