SHARE

Nëse jeni tepër mbrojtës ndaj fëmijëve tuaj, atëherë duhet të tregoni kujdes për pasojat psikologjike që mund t’i shkaktoni përgjatë gjithë jetës. Pra, ju nuk duhet të tregoheni një kujdes të ekzagjeruar ndaj tyre. Jeni prindër hipermbrojtës dhe besoni se u bëni mirë fëmijëve tuaj? Sipas studimit të kryer nga studiuesit e Universitetit “College of London”, të rriturit më të palumtur janë pikërisht ata të cilët kanë pasur prindër shumë të pranishëm, që në këtë mënyrë nuk kanë ditur të respektojnë rritjen e tyre dhe arritjen e tyre të pavarësisë. Ky studim është publikuar edhe në “Journal of Positive Psychology”, një nga mediumet më autoritare që i dedikohet kësaj teme.

Por, si mund të jeni prindër të përkushtuar në masën e duhur?

Prindërit e përkushtuar janë ata prindër të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre, hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë, diskutojnë për gjëra të rëndësishme të cilat ndikojnë pozitivisht në botën e fëmijës dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden gjithmonë pranë tyre.

Këta prindër me sjelljet e tyre u krijojnë kushte të përshtatshme fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës. Duhet kuptuar se fëmija ka nevojë për mbështetje, përkrahje, për siguri, përkushtim, zhvillim të aftësive psiko-fizike.

Çdo fëmijë ka një “cisternë emocionale” dhe kjo cisternë është figurative natyrisht, por padyshim mund të themi se është shumë reale. Çdo fëmijë ka nevojë të caktuar emocionale, dhe nëse këto nevoja emocionale plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj.), përcaktojnë shumë gjëra. Pikësëpari, kjo përcakton se si ndihet fëmija, nëse ai është i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruar ose i gëzuar. Së dyti, kjo ndikon në sjelljen e tij, faktin nëse ai është i bindur/i pabindur, aktiv ose i tërhequr. Natyrisht, sa më e plotë të jetë “cisterna emocionale”, aq më pozitive do jenë ndjenjat, dhe aq më e mirë sjellja e fëmijës.

Advertisement

Leave a Reply