Princi William: Kate është arsyeja përse jam kaq i dobët

Princesha Kate dhe Princi William kanë darkuar të mërkurën në një mbrëmje gala të organizuar nga miqtë e tyre, markezi dhe markezja Cholmondeley, në shtëpinë e aristokratëve në Houghton Hall.
Gjatë darkës është shtruar një banket për të cilin ishin mbledhur disa nga kuzhinierët më të mirë. Princesha është shprehur se bashkëshortit të saj i duhet një pushim pasi është mësuar me gatimet e saj.
“William është mësuar me gatimet e mia shumicën e kohës”, i është shprehur Middletton shefit të kuzhinës. Menjëherë Princi William nuk ia kurseu batutën duke iu përgjigjur bashkëshortes se pikërisht kjo është arsyeja përse është kaq i dobët.
Çifti ka qenë në shoqërinë e 80 të ftuarve, të cilët ishin mbledhur për të diskutuar rreth një fondi për të ndërtuar një ndërtesë në ndihmë të fëmijëve jetimë, një nga bamirësitë kryesore të princeshës. Kate dhe William janë njohur rreth 13 vite më parë teksa studionin në të njëjtin universitet në ST. Andrews. Ata u martuan në vitin 2011 dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve, Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Advertisement