Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka arritur ta bëjë publikun për vete me zërin, ëmbëlsinë dhe thjeshtësinë e saj.

Kohët e fundit kemi dëgjuar vetëm lajme të mira nga ajo…
Pasi mposhti Adele dhe Taylor Swift në klasifikimet britanike, Dua ka “pushtuar” artikullin e fundit të revistës “TIME”. Ata e kanë cilësuar bukuroshen shqiptare si një nga liderët e së ardhmes në muzikë.

Advertisement

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë këngëtarja shqiptare me një postim në Instagram, ku shkruan: Faleminderit “TIME” që më zgjodhët si një nga lideret e “Brezit të Ardhshëm në Muzikë” në 2017-ën. Ndihem shumë e nderuar!

Në revistën prestigjoze Dua cilësohet si një nga historitë më frymëzuese në muzikë, ku nga një vend i vogël si Kosova u kthye në një nga vajzat më premtuese në rrymën pop, dhe jo vetëm.

Më poshtë artikulli i plotë për Duan:
http://time.com/collection-post/4971133/dua-lipa-head-next-generation-leaders/

Sa krenarë na bëjë këto lajme!