Aktorja njohur indiane, Deepika Padukone dhe regjisori i filmit “Padmavati”, duhet të qëndrojnë larg publikut për një kohë të gjatë, sepse plot 1 milion paund janë vënë për kokën e të dyve.

Advertisement

Politikanë të partisë Bharatiya Janatan kanë vënë këtë shumë të majme për këdo që arrin të vrasë dy emrat e njohur të kinematografisë Bollywood-iane.
“Ne do të shpërblejmë këdo që na sjell kokën e aktores dhe regjisorit, e përveç kësaj do të kujdesemi për nevojat e familjarëve të tyre”, – thuhet në një deklaratë të Suraj Pal Amu.

Amu është pjesë e partisë qeverisëse në Indi, në BJP. Kërcënimet e Amu nuk kanë përfunduar me kaq, pasi pak më vonë, ai është shprehur se do të djegë të gjithë kinematë dhe vendet ku do të shfaqet filmi historiko-kulturor. Në këtë film, një mbretëreshë hindu bie në dashuri me një mbret musliman dhe kjo ka irrituar pa masë grupe të ndryshme hindu.

Nga këto kërcënime, publikimi i filmit është shtyrë përkohësisht dhe aktorja e njohur, Depika ka anulluar edhe samitin ndërkombëtar të liderëve botërorë që do të mbahej në qytetin jugor të Hyderabad.

Deepika Padukone Beauty Tips