Ndarjen nga Angelina Jolie ai e ka krahasuar me ‘vdekjen’, duke pranuar se është një person emocionalisht ‘i vonuar’, dhe pija e rëndë e ndihmoi në shkatërrimin e martesës.

Jolie habiti mbarë botën në shtator të 2016 ku dorëzoi kërkesën për divorc, pas një grindje të dyshuar në avionin privat mes Brad Pitt dhe djalit të tyre 15-vjeçar, Maddox. Por në intervistën e tij të parë që nga ndarja, Pitt thotë se është në terapi dhe familja e tij është copëtuar. Duke folur për revistën GQ Style, ai thotë se ndarja ishte ‘vetëshkaktuar’ dhe kur u pyet nëse muajt e fundit kishte ndjerë sikur kishte përjetuar vdekjen, ai u përgjigj thjesht “po”.

Advertisement

Që nga incidenti aktori ka lënë alkoolin, duke pranuar se ka qënë ‘problem’ gjatë jetës me Angelina. “Të them të vërtetën mund të dehja një rus nën tavolinë me gjithë vodkën e tij. Isha një profesionist. Isha i mirë. Po pija shumë. Dhe u bë një problem. Jam shumë i lumtur që u bë gjysmëviti por kam marrë frenat në dorë sërish. Dua të them, kemi një vinotekë. E shijoj verën shumë , shumë, por vetëm e kam aty. Më duhet të largohem njëherë për një minutë”, ka rrëfyer Brad.

Ai vazhdon më tej duke thënë se la gjithçka kur krijoi familje, përveç pijes. Por tashmë pijen e zëvendësoi me terapi, dhe pija e re për të tashmë janë lëngë boronice dhe ujë i gazuar.