Elvis Naçi ishte mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion për të sqaruar deklaratat e tij për marrëdhënien në çift për të cilat u kryqëzua në rrjetet sociale. Në panel ishin edhe analisti Mustafa Nano, teologu Redi Shehu, psikologia Denada Toce, politikania Mesila Doda dhe gazetarja Fatma Haxhialiu.

Debati më i nxehtë u zhvillua mes Mustafa Nanos dhe imamit Naçi, pasi Nano e kritikoi për vendosjen e gruas në një pozitë të diskriminuar.

Advertisement

Në një moment të nxehjes së gjakrave analisti e quajti Naçin injorant.

Nano: Është një pjesë aty që ai e ka shkëputur nga një Hadith, edhe imamët e thonë gjithë ditën dhe në të gjithë botën, që nëse femra refuzon të bëjë seks, gjatë gjithë natës ka engjëj që e ndëshkojnë deri në mëngjes.

Naçi: Jo, jo, jo, nuk është ashtu… Mustafai është në klasë të parë dhe di vetëm pjesën e parë të transmetimit, për ne që jemi në universitet e dimë që e njëjta gjë është edhe për burrat.

Nano: Dëgjo, mos gënjeni njerëzit. Mos gënje as myslimanët, ma gjej mua atë. Ma gjej ku thuhet njësoj. Ku thuhet është njësoj. Ku thuhet se nëse burri refuzon gruan atëherë engjëjt do ta persekutojnë deri në mëngjes.

Naçi: Ke hyrë në një det që nuk di not.

Nano: Dëgjo, unë jam përballë një njeriu që është një kokrra e mashtruesit. Mos më trego detin mua, mua më trego çfarë di ti…

Naçi: Kjo është mungesa e argumentit… çdo tekst që vlen për femrat, vlen edhe për meshkujt.

Debati II

Naçi: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.

Nano: As se mbaj mend fare.

Naçi: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.

Naçi: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen. Këtej e tutje të vij Mustafa

Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.

Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.

Naçi: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.

Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!

Naçi: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …