Para disa ditësh, Era Istrefi ka qenë në spital pasi është aksidentuar duke bërë ski në Brezovicë. Vetë këngëtarja ka postuar foton nga spitali duke lajmëruar fansat e saj.

E pas saj është “infektuar” edhe Nora, e cila poston një foto në spital. Në këtë foto shihet dora e saj teksa është duke bërë serum. Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo arsye thjesht e ka shoqëruar foton me një emoji të mërzitur. Mund të themi se as këngëtarja nuk u ka shpëtuar virozave të stinës dhe për këtë arsye ka zënë shtratin e spitalit.

Advertisement

Duket se kohët e fundit, familja Istrefi nuk po i ndahet spitalit, gjithsesi urojmë që të mbetet me kaq…