Parlament, Paloka: kryeministri të japë llogari për importin e plehrave

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka,  kërkoi që kryeministri të jetë në sallë dhe të japë llogari lidhur me ligjin për importin e mbetjeve. “Kam vetëm një kërkesë në fillim të kësaj seance, të jetë i pranishëm, të mbajë qëndrim kryeministri për pr/ligjin që quhet pr/ligji i plehrave në gjuhën e popullit. Kjo ishte një iniciativë e dy deputetëve të maxhorancës, prandaj unë, opozita dhe gjithë shqiptarët donim të dinim qëndrimin e kryeministrit”. Në përgjigje, kreu i Kuvendit i kujton deputetit të PD-së se nuk mund të përcaktohet axhenda e kryeministrit. “Duhet të kuptoni si funksionon. Nuk e përcaktojmë ne axhendën e kryeministrit”, tha ai.

Advertisement