Çokollatë! Çokollatë dhe vetëm çokollatë! Çfarë mund të ofronte tjetër panairi më i madh në botë i këtij produkti të parezistueshëm ushqimor i çelur në kryeqytetin e njërit prej vendeve më të njohura për prodhimin e tij, Belgjikës?!

Çokollata është një luks të cilin mund t’ja lejojnë vetes që të gjithë dhe këtu në Bruksel, këtu mund të gjeni të gjitha llojet e mundshme të çokollatave, shijet që i njihni tashmë dhe ato që doni t’i eksploroni”, thotë organizatorja e eventit, Sylvie Douce.

Advertisement

Salloni i çokollatës e prezanton atë në të gjitha format dhe përmasat duke nisur nga çokollata e lëngshme, tek skulpturat e krijuara me përbërësin e ëmbël, e deri tek veshjet në pasarelë.

Panairi, përveçse një kënaqësi për publikun, përbën edhe një mundësi të artë për 60 kompani të kësaj industrie për të prezantuar produktet e tyre, trendet e reja dhe për të testuar me prodhimet më të fundit.

Belgët jane adhurues të mëdhenj të çokollatës, megjithatë, vendin e parë për konsumin e saj në botë vazhdojnë ta mbajnë zviceranët.