Një imazh i Zonjës së Parë të Amerikës Melania Trump, është vendosur në një poster në  Zagreb të Kroacisë. Foto e saj është përdorur për të promovuar një shkollë lokale që ofron mësime në gjuhën angleze.

Shkolla e gjuhës kroate lançoi posterin ku është imazhi i Zonjës së Parë Melania Trump me slloganin: “Vetëm imagjinoni se sa larg mund të shkoni me pak anglisht”.

Advertisement

Fushata nisi nga Instituti Amerikan, një qendër për promovimin e kulturës amerikane në kryeqytetin kroat, por ky poster e ka inatosur keq Melanian, duke e hedhur në gjyq kompaninë.