U bë kohë që moderatorja simpatike Ornela Bregu i mungon ekranit dhe publikut.

Në fakt, tani ajo nuk i mungon vetëm ekranit, por edhe Shqipërisë. Prej disa kohësh Ornela është zhvendosur bashkë me famlijen në Spanjë, prandaj edhe mundësia e vetme ku mund ta shohim është përmes fotografive që ajo vetë poston herë pas here. Duhet ta pranojmë që Orenla i ka të gjitha fotot shume të bukura, por e fundit ka qenë dhe shumë e veçantë…

Advertisement

Moderatorja e njohur, e cila është dhe motra e politikanes Majlinda Bregu, ka postuar një fotografi në krahë të legjendës braziliane të futbollit, Ronaldo. Nuk dihet se ku e gjeti Ornela Ronaldon, por ka arritur të realizojë një kujtim shumë të bukur më një nga futbollistët më të dashur për tifozët e futbollit. Krah fotosë Ornela shkruan me humor “Meqë Ronaldo na kërkoi një foto, nuk i thamë jo”.


Mesa duket e paska qenë e kundërta… Paska qenë Ronaldo që ka gjetur Ornelën tonë.