SHARE

Numri i studentëve të diplomuar në arsimin e lartë është rritur me 38,0 % krahasuar me vitin 2011. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), të diplomuarit në Bachelor përbëjnë 59,0 % e studentëve të diplomuar të vitit 2016. Numri më i madh i studentëve, 28,0 % e tyre, kanë zgjedhur të studiojnë administrim biznesi dhe ligj. Nga ana tjetër, fushë më pak e preferuar është ajo e shërbimeve e
përzgjedhur nga 2,1 % e studentëve.

Zgjedhjet e fushave të studimit janë të ndryshme nëse e shohim nga pikëpamja gjinore. Përveç fushës së biznesit, administrimit dhe ligjit të cilën e kanë zgjedhur njëlloj si femrat edhe meshkujt dhe në përqindjen më të madhe, femrat preferencë të dytë kanë fushën e shëndetit dhe mirëqenies, ndërsa meshkujt fushën e inxhinierive.

Leave a Reply