SHARE

Të gjithë e kanë ëndërr ta vizitojnë të paktën një herë në jetë “Shtëpinë e Bardhë”.

Aktorja e njohur Lea Michele e kishte fatin që në vitin 2010 të vizitonte shtepinë më të dëshiruar në botë. Por që nga kohë ajo nuk kishte folur asnjëherë për eksperiencën brenda “Shtëpisë së Bardhë”, derisa u pyet nga Jimmy Fallon.

Aktorja 31-vjeçare tha se u ndje e nderuar të shkonte në rezidencën politike të vendit gjatë kohës që luante rolin e Rachel Berry në “Glee”. Vizita e Leas në Shtëpinë e Bardhë ka qënë në kohën e presidentit Obama, në prill të 2010, kur kasti i Glee xhiroi serinë “White House Easter Egg Roll”.

Gjatë intevistës me Jimmy-n Lea Michle rrëfeu se në atë kohë ajo ka bërë një vjedhje në “Shtëpinë e Bardhë”. Dhe ajo që kishte vjedhur ishte as më pak e as më shumë se sa një letër tualeti. “Në një moment shkova në tualet, dhe pashë se dhe letra e tualetit kishte të stampuar logot e Shtëpisë së Bardhë dhe thashe me vete “Duhet ta marr këtë! Duhet ta marr këtë!”. Fillova të merrja letrën e tualetit dhe e futa poshtë pantallonave. E kam edhe sot”, ka rrëfyer Lea.
“Nuk të pa njeri?”, e pyet Jimmy duke qeshur.
“Jo! Ishte e frikshme të ikja pastaj me letrën e tualetit”, përgjigjet aktorja 31-vjeçare.
(Më poshtë video. Fillon në minutë 2:35)

E guximshme dhe qesharake në të njëjtën kohë vjedhja e Leas!

Advertisement

Leave a Reply