Thursday, July 13, 2017

News

Veliaj: 800 ditë, 800 punë publike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë bilancit të dy viteve punë në krye të bashkisë, deklaroi se në 800 ditë janë bërë 800 punë publike.

“Është bërë punë fantastike në këto dy vite. Ne kemi përfunduar 800 punë publike në 800 ditët e administratës sonë në krye të bashkisë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se “vetëm me këtë motivim bëhet maksimumi”.

“Nëse do të vazhdojmë edhe dy vitet e ardhshme kështu, besoj se ditët më të mira për Tiranën janë ato që do të vijnë, jo ato që kaluan”, theksoi Veliaj.

“Xibraka”, prokuroria kërkon 126 vjet për anëtarët e grupit

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burg në total për anëtarët e grupit të laboratorit të drogës në Xibrakë.

ë konkretisht, kërkohen nga 13 vjet burg për Arjan Dalipin dhe Ermal Hoxhën. Nga 14 vite burg kërkohet për Ilir Hysenin, Cezar Avila, Valter Moreno dhe Gentian Gjonaj. Si dhe nga 15 vjet burg kërkohet për Saimir Batkun dhe Genci Xhixhën.

Hetimet nisën pas një informacioni nga autoritetet gjermane në 17 dhjetor të 2014, mbi organizmin e një aktiviteti të trafikimit të kokainës nga Shqioëria drejt Gjermanisë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të nëntë personat kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në Shqipëri një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.

Xhafaj: Reforma në drejtësi nisi, nuk ka kthim

Fatmir Xhafaj, në një bashkëbisedim me gazetarët, deklaroi se “reforma në drejtësi ka nisur” dhe se “rruga është pa kthim”.

“Pas shumë sakrificash, vettingu fitoi. Keqardhje për kohën e humbur. Reforma në drejtësi ka nisur, rruga është pa kthim. Segmente të politikës së korruptuar dhe të gjyqtarëve kanë kohë që e ndjejnë frikën”, tha Xhafaj.

“Partia Socialiste bëri të gjitha përpjekjet dhe shqiptarët duhet ta vlerësojnë për këtë gjë. Reforma është angazhim dhe premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë dhe sot me krenari themi se është një nga premtimet më të mëdha të mbajtura në këtë legjislaturë. Ne do të luftojmë edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, si garanci për qeverisje më të mirë”, shtoi deputeti socialist.

Më tej, Xhafaj theksoi se shpreson “që 25 qershori të jetë dita që do të hapë epokën e njerëzve të drejtësisë. Uroj që të jetë dita që do të çelë epokën e shtetit të së drejtës”.

Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në Lesbos

Autoritetet greke kanë shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Lesbos, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku si pasojë një grua gjeti vdekjen, ndërsa mbi 800 persona u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. Një tërmet prej 6,2 ballësh sipas shkallës Rihter, goditi dje rajonin e detit Egje, më konkretisht pjesën perëndimore të Turqisë dhe ishullin grek Lesbos. Zyrtarët grekë thanë se tërmeti dëmtoi rëndë ose shkatërroi shtëpi në 12 fshatra në jug të Lesbosit. Banorët e moshuar janë vendosur tek të afërmit e tyre, disa në hotele, ndërsa disa të tjerë në ndërtesa ushtarake.

Tërmeti i djeshëm është kriza e dytë me të cilën ishulli grek është ballafaquar në dy vitet e fundit, pasi paraprakisht qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë arritën në ishull përmes anijeve nga brigjet e Turqisë në rrugën për në Evropë.

“Sgt. Pepper”, “albumi më i mirë i të gjitha kohërave” mbush 50 vjeç

Një kopertinë që ka bërë histori si përbërja e diskut. Është “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, albumi i c që doli në ‘1 qershor të 1967, pikërisht 50 vite më parë.

Është pikërisht rasti të thuhet, në pop rrok asgjë nuk do të ishte më njësoj.Me këtë rast, në dyqane kthehet disku me një version të rinovuar dhe deri në 2 qershor do të jetë në kinematë italiane filmi dokumentar “The Beatles: Sgt Pepper & Beyond”.

Filmi tregon 12 muajt më të rëndësishëm të karrierës së grupoit anglez , ndërsa edicioni i ri i albumit ofron një miksim stereo të kuruar nga Giles Martin, djali i George që vdiq vitin e kaluar dhe nga inxhinieri i tingullit Sam Okell. Në Abbey Road Studios të Londrës kanë bashkëpunuar me një grup ekspetësh inixhinierësh e specialistësh të restaurimit të zërit.

Miti ka lindur duke nisur nga kopertina, ku katër Beatles, gjenden të rrethuar nga 62 personaliete të rëndësishme të historisë nga Albert Einstein tek Marlon Brando, nga Karl Marx tek Fred Astaire, Edgar Allan Poe, Karlheinz Stockhausen, Carl Gustav Jung, Bob Dylan dhe Marilyn Monroe.

Në fund të 1966 Beatles vendosën të braktisin skenat dhe t’i kushtohen punës në studio: 129 ditë për 700 orë regjistrimi në sallat e Abbey Road me producentin George Martin.

Albumi Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” ende renditet në 500 albumet më të mira të të gjitha kohërave.

Partia Republikane, e vetme në zgjedhje

Partia Republikane do të regjistrohet më vete në zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime brenda opozitës, sipas të cilave, PR-ja do të konkurrojë me listën e saj të kandidatëve në 12 qarqet e vendit.

Ky është një zhvillim i orëve të vona dhe deri tani nuk ka një deklaratë nga palët, por mësohet se negociatat mes Bashës dhe Mediut nuk kanë përfunduar me një marrëveshje.

Burime jozyrtare thonë se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri, kryetari Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar.

Republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.

Ndërkohë, pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike.

Sulm terrorist në Mançester, 22 të vrarë, 59 të plagosur

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim jashtë një salle koncertesh në Mançester. Autoritet britanike janë duke e trajtuar këtë rast si “sulm terrorist”. Policia britanike beson se sulmuesi në Mançester ka ndodhur përmes një kamikazi që ka vdekur në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë: “Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”.

Shërbimi i Emergjencës i Veriperëndimit në Britani ka thënë se ka dërguar në spital 59 viktima të shpërthimit. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 21:45 të së hënës, teksa njerëzit ishin duke u larguar nga “Manchester Arena”, ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert. Shërbimet në stacionin e trenit Manchester Victoria, që gjendet përfundi arenës, janë anuluar kanë thënë zyrtarët.

Nëse konfirmohet se ky është sulm terrorist, atëherë do të ishte sulmi më vdekjeprurës në Britani, që prej se katër myslimanë nga Britania, përmes sulmeve vetëvrasëse me bomba vranë 52 persona në sistemin e transportit të Londrës më 2005.

Rama: Nisi epoka e re

“Më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi”.

Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama e përshkroi arritjen e marrëveshjes me Lulzim Bashën për zgjedhjet parlamentare.

Pak orë pas marrëveshjes së arritur Rama foli në mitingun e hapjes së fushatës të socialistëve, i thërritur tek Piramida në Tiranë, pak metra larg çadrës së opozitës dhe para paktit të publikuar ditën e sotme.

Kryeministri tha se më shumë sesa për çeljen e fushatës, brohoritjet duhet të jenë për realizimin e atij që e quajti objektiv strategjik: vettingun.

“Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqënie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale”, deklaroi Rama.

Marrëveshja, thotë Kryeministri, heq çdo alibi për opozitën.

“Opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë procesin në këto 37 ditë dhe në fund do të jetë e detyruar që të pranojë rezultatin pa “sikur”, pa “por”, pa “këtej”, pa “andej”, u shpreh ai.

Mbyllet çadra, Basha: Marshim drejt zgjedhjeve

Rreth orës 21:30 minuta, Lulzim Basha nisi fjalën e mbylljes së çadrës së protestës. Në fjalën e fundit para mbështetësve të tij dhe në ditën e 90-të nga ngritja së çadrës, Basha tha se objektivi u arrit.

“Arritëm marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese, të sistemit zgjedhor dhe të gjithë parametrave që do të dorëzojnë pushtetin e uzurpuar nga kupola e vjetër politike tek qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha.

Basha tha se angazhimi për reformën kushtetuese është rezultat i vendosmërisë së opozitës.

Basha thotë se beteja vazhdon dhe marshimi nis me nisjen e fushatës.

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.

Sipas Bashës, “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t’i hapur rrugën republikës së re. Kjo është domethënia për angazhimin për reformën kushtetuese, angazhim që është flamuri i bardhë i republikës së vjetër para vendosmërisë tonë”.

Ka marrëveshje! Rama dhe Basha: 100% dakord

Tre muaj krizë, kërcënime, protesta, tërheqje, dreka, darka, negociata të dështuara dhe ndërmjetësim ndërkombëtar, kanë përfunduar me një shtrëngim duarsh alla-shqiptarçe dhe marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës. Marrëveshja bazuar tek paketa McAllister është ende enigmatike dhe pritet të sqarohet në orët e ardhshme. E sigurt është shtyrja e zgjedhjeve përtej 18 qershorit, por gjithashtu duket se të dyja palët ishin aq të kënaqura në fund që gjithçka përfundoi me futjen e opozitës në zgjedhje, saqë Edi Rama deklaroi se ishte “100 përqind dakord” me Lulzim Bashën.

Por, skepticizmi i lartë i këtyre tre muajve bëri që Lulzim Basha të ishte i përmbajtur në çadër pas takimit.

Advertisement

EDITOR PICKS